Ballina Bota

SLLOVAKI – Presidenti dekreton qeverinë e re

BRATISLAVË, 21 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se ka miratuar qeverinë e re të Peter Pellegrini, paraardhësi i të cilit Robert Fico ishte dorëhequr për shkak të një krize politike të shkaktuar nga vrasja e një gazetari që kishte zhvilluar një hetim mbi korrupsionin.

“Vendosa të emëroj nesër Pellegrini-n në postin e kryeministrit dhe se do të pranoj propozimin e tij për emërimin e anëtarëve të qeverisë së re”, deklaroi për gazetarët Kiska.

Presidenti sllovak kishte refuzuar dje një listë të parë të paraqitur nga Pellegrini./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon angazhimi dhe gatishmëria e ekzekutivit për situatën në Shkodër
Artikulli tjetërArtistët e vegjël çelin ekspozitën e veçantë me 50 punime