TIRANË, 20 Mars/ATSH/- Seanca plenare në parlamentin e Kosovës për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ka dështuar pasi qeveria nuk arriti të mbledh 80 vota që kërkohen për miratim.
Seanca e jashtëzakonshme e cila ka filluar në orën 16:00 është duke vazhduar ende. Por sipas të gjitha gjasave votimi do të bëhet nesër në orën 10:00.
Një nga deputetët e LDK-së tha se janë marr vesh për nesër të hidhet në votim pika e rendit të ditës që është seanca për demarkacionin.
/KosovaPress//z.t/e.caushi/























