Ballina Aktualitet

Punësim, jo ankesa pa rrugëdalje

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155664792311523/

TIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Punësim dhe jo ankesa pa rrugëdalje për të gjithë ata që dalin nga ndihma ekonomike.

Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell shembullin e Domenika Topit nga Devolli, e cila pas daljes nga skema e ndihmës ekonomike iu drejtua zyrave të punës.

“Mirëmëngjes dhe me shembullin e kësaj nëne të re që pas daljes së familjes nga ndihma ekonomike, zgjodhi rrugën e punësimit jo të ankesave pa rrugëdalje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Domenika Topi nga Devolli merrte ndihmë ekonomike në masën 45 mijë lekë. “Familja ime përbëhet nga katër anëtarë, unë, bashkëshorti dhe dy fëmijët. Prej një viti unë merrja ndihmë ekonomike në masën 45 mijë lekë dhe ishte shumë vështirë për të përballuar kushtet e jetesës dhe u drejtova tek zyra e punës. Pasi aplikova para tre muajsh zyra e punës më drejtoi në këtë ndërmarrje dhe kam filluar punë këtu. Paga është 300 mijë lekë dhe jam shumë e kënaqur”, shprehet ajo./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOTAVA – Kanadaja u shpall luftë pijeve energjike alkoolike
Artikulli tjetërDita Botërore e Shëndetit Oral, ASHR dhe ISHP aktivitet sensibilizues me fëmijët