Ballina Bota

BE – Juncker i kërkon Putinit vendosjen e një bashkëpunimi për sigurinë e Europës

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin që të rivendosë një bashkëpunim për sigurinë e kontinentit europian në një letër përgëzimi me rastin e rizgjedhjes për një mandat të katërt.

“Kam mbështetur gjithnjë se marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe Federatës së Rusisë janë thelbësore për sigurinë e kontinentit tonë”, shkruan Juncker.

“Objektivi ynë i përbashkët duhet të jetë rivendosja e një rendi sigurie paneuropiane”, thekson presidenti i ekzekutivit europian./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- Investimet në energji fund pasigurisë për furnizimin e qytetarëve
Artikulli tjetërMasa mbrojtëse për fëmijët në rrezik