Ballina Bota

PARIS – Franca miraton një plan të ri të luftës kundër racizmit

PARIS, 19 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze shpalosi sot një plan të ri kundër racizmit dhe antisemitizmit, me ambicien për të zhvilluar një luftë më efikase kundër përhapjes së urrejtjes në rrjet duke detyruar operatorët e internetit të marrin përgjegjësitë e tyre.

I shpallur prej disa muajsh, ky plan i dytë, që mbulon periudhën 2018-2020, pason një dispozitiv të parë që filloi në kontekstin e rritjes së veprimeve antisemite dhe antimyslimane në Francë pas valës së atentateve xhihadiste të vitit 2015.

“Ligji francez do të modifikohet kryesisht për të përforcuar detyrimet e detektimit, të sinjalizimit dhe të fshirjes së përmbajtjeve jo të ligjshme në internet”, njoftoi kryeministri francez, Edouard Philippe./G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova mund të krenohet me gratë e suksesshme
Artikulli tjetër“Zoti Masakër”, në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”