Ballina Kulturë

“Zoti Masakër”, në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”

TIRANE, 19 Mars /ATSH/ -Komedia më e mirë e dhjetë viteve të fundit do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Një vepër e shkëlqyer e Yasmin Raza mbi temën e saj të parapëlqyer hipokrizinë borgjeze.

“Zoti Masakër”,  është një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje  dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.

Një vepër e cila është nominuar për gjashtë çmime “Tony”  prej të cilave mori tre.  Kjo ndodh shumë rrallë. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca miraton një plan të ri të luftës kundër racizmit
Artikulli tjetërMKRS 10 mijë euro shpërblim për sportisten Gentiana Beqa