Tiranë, 18 Mars/ATSH/- Një tjetër lagje e Tiranës do ketë furnizim më të mirë dhe me më shumë ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm duke bërë të mundur shtrirjen e një linje tërësisht të re në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet, duke mundësuar rritjen e kapacitetit transmetues të ujit dhe duke evituar në të njëjtën kohë të gjitha humbjet që shkaktonte linja e mëparshme.
“Ndërtuam një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjitha subjektet. Investimi u krye në rrugën e “Barrikadave”. Punonjësit tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së çdo konsumatori”, shkruan vet UKT në faqen e saj në rrjetin social Facebook./e.caushi/



























