TIRANE, 17 Mars/ATSH/- Edhe pse situata në qarkun e Shkodrës është drejt përmirësimit, sërish në disa zona, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, sasia e ujit vijon të jetë prezente.
Ndërkohë Forcat e Armatosura po u vijnë në ndihmë banorëve duke shpërndarë bazë ushqimore, ujë të pijshëm si dhe duke bërë transportimin e banorëve në ato zona ku ka prezencë më të lartë uji.
Sipas MM-së, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur rreth 2400 ha.
Në njësinë administrative, Bushat ka 390 ha tokë të përmbytur. Në njësinë administrative, Bërdicë ka rreth 290 ha tokë të përmbytur.Ndërsa në njësinë administrative, Dajç ka rreth 780 ha tokë të përmbytur.
Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit në fshatin Shirq, janë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan, 5 familje.
Në njësinë administrative, Ana e Malit ka mbi 1200 ha tokë të përmbytur, konkretisht në fshatin Muriqan janë 420 ha të përmbytura, në fshatin Oblikë 580 ha dhe në fshatin Obot janë 200 ha të përmbytura.
Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka, përmes angazhimit të FA.
Në njësinë administrative, Guri i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Mbrojtjes, vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Gjithsej në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa prej të cilave, 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq dhe 15 banesa në fshatin Mushan./a.gjonaj/ /a.g/























