Ballina Bota

KINË – Xi Jinping rizgjidhet president i vendit

PEKIN, 17 mars /ATSH/ – Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës zgjodhi sot në mëngjes, me votim të fshehtë, krerët e rinj të shtetit, njoftoi CRI.

Xi Jinping u rizgjodh si president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, me të gjitha votat pro.

Në të njëjtën kohë ligjvënësit zgjodhën Li Zhan Shu si kryetar të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Wang Qi Shan si zëvendëspresident të Republikës Popullore të Kinës.

Pas votimit u zhvillua dhe ceremonia e betimit mbi Kushtetutë.

Kjo është hera e parë që nga zbatimi i sistemit të betimit kushtetues që udhëheqësit kinezë betohen me njërën dorë mbi Kushtetutë përpara Asamblesë Kombëtare të Popullit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas Elbasanit, impiant i djegies së mbetjeve me prodhim energjie edhe në Fier e Tiranë
Artikulli tjetërFA prezent në Shkodër në ndihmë të banorëve