Ballina Aktualitet

Reshjet, Forcat e Armatosura janë në terren në ndihmë të komunitetit

TIRANE, 8 Mars/ATSH/- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin duke shkaktuar probleme kryesisht në Vaun e Dejës, në qarkun e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se Forcat e Armatosura janë në terren në ndihmë të komunitetit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’ ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka informon se Forcat e Armatorura kanë shpërndarë pako me ushqime për banorët e prekur nga reshjet

“420 pako me ndihma ushqimore po shpërndahen nga efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës dhe batalionit të Mbështetjes Rajonale për familjet që po kalojnë vështirësitë e motit të keq”, shkruan Xhaçka.

/a.gjonaj//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Një deputet i ekstremit të djathtë dorëhiqet pas fyerjeve në adresë të turqve
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE: Trump nuk mund të përjashtojë një shtet anëtar pa përjashtuar gjithë BE-në nga taksimi i metaleve