TIRANË, 8 Mars/ATSH/ – Në përgatitje për Forumin e ardhshëm të Biznesit, i cili do të mbahet më 25 dhe 26 prill në Sarajevë, BBI Bank ka filluar organizimin e takimeve me biznesmenë dhe investitorë ndërkombëtarë dhe rajonalë. nike roshe run Përfaqësuesit e BBI Bank janë kthyer së fundmi nga Mbretëria e Bahreinit, ku prezantuan mundësitë e investimit në Europën Juglindore dhe po negociojnë për bashkëpunimet e ardhshme, si dhe ardhjen e biznesmenëve kryesorë në konferencën e rradhës së FBS. “Biznesmenët nga Mbretëria e Bahreinit tashmë janë njohur me mundësitë e investimeve të rajonit, ku i kemi njohur me avantazhet tona sa i përket burimeve natyrore dhe zhvillimit në fushën e pasurive të patundshme, energjisë, bujqësisë, industrisë ushqimore dhe turizmit. Ne gjithashtu organizuam ardhjen e një delegacioni të biznesit të afro 50 biznesmenëve që do të vijnë në konferencën e këtij viti,” tha Amer Bukvić, Kryetar i Bordit Drejtues të Bankës BBI, ndërsa njoftoi për 9-vjetorin e Forumit të Biznesit të Sarajevës. Impresionet pozitive të Forumit të Biznesit të Sarajevës të vitit të kaluar, u dhanë nga biznesmeni Jawad Al Hawaii, president i Grupit Al Hawaii dhe kryetar i Shoqërisë Bahrein të Bosnje Hercegovinës, i cili theksoi se Forumi mund të jetë mundësi e madhe për kontakt të drejtpërdrejtë me biznesmenët.
Përfaqësuesit e Bankës BBI dhe BBI VIP Club kohët e fundit vizituan Omanin dhe zhvilluan disa takime me përfaqësuesit e investitorëve institucionalë nga Omani dhe biznesmenë kryesorë nga sektori privat. nike air max pas cher Ata u njohën me resurset natyrore dhe mundësitë e zhvillimit të rajonit, dhe gjithashtu konfirmuan ardhjen e investitorëve të tyre edhe në konferencën e FBS. Ndër të tjera, Abdulsalam Mohammed Al Murshidi, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Shtetit të Përgjithshëm, njoftoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këtij fondi në Forumin e Biznesit të Sarajevës të këtij viti. “Prezantimet për mundësitë e investimeve të rajonit, së shpejti do të organizohen në vendet e rajonit të Gjirit (Persik), Turqisë dhe Arabisë Saudite”, tha Bukvic.
Konferenca e FBS këtë vit do të zbulojë një sërë projektesh në bujqësi, energji, arsim, financë, infrastrukturë, ndërtim, turizëm dhe sektorë të tjerë të zhvillimit. asics gel kinsei 6 Gjatë tetë viteve të fundit, konferenca është ndjekur nga 8,000 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende, duke i mundësuar Bosnje Hercegovinës dhe Forumit të presë më shumë se 20 presidentë dhe kryeministra. Më shumë se 3,000 kompani kanë marrë pjesë në Forum dhe janë mbajtur më shumë se 1,500 takime të drejtpërdrejta të biznesit. asics france Forumi është ndjekur gjithashtu nga më shumë se 2,000 gazetarë nga e gjithë bota. Organizatori i konferencës më të madhe dhe më të rëndësishme të investimeve në rajon është Bosna Bank International (BBI) në bashkëpunim me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB).
Ballina Aktualitet























