Ballina Bota

SOFT NEWS – Mourinho në rolin e… komentatorit të Botërorit 2018!

MOSKË, 5 mars /ATSH-AFP/ – Trajneri i ”Manchester United”, Jose Mourinho do të komentojë Botërorin 2018 për kanalin publik rus RT (ish-“Russia Today”), njoftoi sot kanali televiziv në një komunikatë.

“Trajneri i famshëm portugez, Jose Mourinho, që mban pseudonimin ‘Special One’ dhe që ka drejtuar ekipet më të mëdha të botës, do t’i bashkohet ekipit të RT-së”, njoftoi kanali rus në faqen e tij të internetit.

“Ai do të ndajë opinionet prej eksperti, dijet dhe eksperiencën e tij mbi futbollin me spektatorët e RT-së”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas citimeve të kanalit rus, “Jose Mourinho shprhet shumë i kënaqur me faktin se do të jetë pjesë e ekipit të RT-së. Do të ndaj me kënaqësi përshtypjet e mia mbi ndeshjet e futbollit”./  /G.S/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe për financime dhe investime në zonën e Bulevardit të Ri
Artikulli tjetërVeliaj: Mbështetje nga Fondi i Abu-Dabit për Parkun Qendror dhe godinën e re të bashkisë