TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu të herëpashershme në të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Në relievet malore parashikohen reshje dëbore. Reshjet mbeten prezent deri në orët e mbrëmjes. Më tej do të ketë ndërprerje në të gjithë territorin. Era me drejtim Jug-Juglindje 1-15 m/sek me rrahje në bregdet. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 1.9 metër. Mjegull/mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 0°/9°C
Vendet e ulta 4°/18°C
Vendet bregdetare 5°/18°C
Moti datë 23 Shkurt 2018
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 8/16 re diell |
| Kukës | 3/10 re |
| Lezhë | 9/17 re diell |
| Dibër | 2/10 re |
| Durrës | 8/20 shi diell |
| Tiranë | 10/19 re diell |
| Elbasan | 8/18 re diell |
| Berat | 7/19 re diell |
| Vlorë | 10/20 shi diell |
| Korcë | 2/12 re |
| Gjirokastër | 8/16 re diell |
| Sarandë | 8/19 re diell |
/a.g























