NJU DELHI (Indi) – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau në xhaminë e madhe të Delhit në ditën e pestë të vizitës në Indi.
HONG KONG (Kinë) – Hapet “Sculpture Park”, një ekspozitë që përfshin veçanërisht veprat e Antony Gormley apo Tracey Emin.
BOMBAI (Indi) – Donald Trump Jr në Bombai për promovimin e grupit të tij.
BERLIN (Gjermani) – Deklaratë e Angela Merkel në dhomën e deputetëve para samitit të ardhshëm evropian ku do të diskutohen problemet financiare të paraqitura në BE nga Brexit.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e ministrave gjermanë dhe zviceran të Punëve të Jashtme, pas një faze tensioni për çështjen e spiunazhit të supozuar nga Zvicra kundër fiskalitetit gjerman.
BEOGRAD (Serbi) – Konferencë shtypi e komisionerit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, në vizitë në Serbi.
BEOGRAD (Serbi) – Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks, në vizitë në Serbi, për të diskutuar për temat e drejtësisë, edukimit dhe lirisë së shtypit.
UASHINGTON (SHBA) – Donald Trump organizon një takim me përfaqësuesit e Floridas për sigurinë në shkolla pas sulmit të përgjakshëm.
ÇIKAGO (SHBA) – Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley mban një fjalim në Universitetin e Çikagos.
KAJRO (Egjipt) – Një gjykatë duhet të konfirmojë ose jo dënimin me vdekje të vendosur në dhjetor 2017 për 21 persona, të akuzuar si pjesëtarë të një celule terroriste islamike./ /ec/ a.jor.























