Ballina Bota

ITALI – Shtohen incidentet e dhunshme në fushatën zgjedhore parlamentare

ROMË, 23 shkurt /ATSH-AFP/ –  Konfrontimet mes forcave të policisë dhe protestuesve antifashistë shënuan të paktën tre të plagosur dje në mbrëmje në Torino, episodi i fundit i tensioneve në rritje në vazhdën e fushatës zgjedhore në Itali, bëhet sot e ditur nga burime gjyqësore.

Tre policë u plagosën dhe dy studentë u arrestuan pas konfrontimeve mes forcave të rendit dhe protestuesve, të cilët ishin mbledhur të protestonin kundër organizimit të një takimi në qendër të Torinos, të lëvizjes së ekstremit të djathtë “Casapound”.

Që prej shkëmbimit të zjarrit me natyrë raciste në Macerata, në qendër të vendit, incidentet mes përkrahësve antifashistë dhe ekstremit të djathtë janë rritur ndjeshëm.

Në Palermo, Siçili, një zyrtar lokal i ‘’Forza Nuova’’, një tjetër lëvizje e ekstremit të djathtë u godit të martën në mbrëmje nga një grup personash të maskuar.

Po atë natë, aktivistët e ”Forca Nuova” kanë hyrë me forcë në ambientet e televizionit ”La7” me pretendimin për të marrë pjesë në një emision politik./ /v.b/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia mbështet kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësimin në Nismën Adriatiko-Joniane
Artikulli tjetërFendi paserelë romantike në javën e modës në Milano