Ballina Flash

Sezoni turistik i sigurt/ 28 qendra shëndetësore në zonat turistike në të gjithë Shqipërinë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ – Në zonat turistike në të gjithë Shqipërinë janë 28 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë për qytetarët shërbim 24 orë gjatë gjithë ditëve të javës.

Të gjitha qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me barna dhe pajisje mjekësore dhe me staf mjekësor të trajnuar.

Gjithashtu për një sezon të sigurt turistik në shërbim të qytetarëve janë dhe 18 postacione autoambulancash dhe njësia e helikopterëve në gatishmëri.

Shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, ku qytetarët kanë mundësi të telefonojnë  falas në 127 për çdo urgjencë mjekësore. /a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta uron qytetarët për largimin nga konfrontimi dhe dhuna
Artikulli tjetërPS fiton Vaun e Dejës, Mark Babani zgjidhet kryetar bashkie