Ballina Flash

PS fiton Vaun e Dejës, Mark Babani zgjidhet kryetar bashkie

TIRANË, 1 korrik /ATSH – I. Vata/ -Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë Vau i Dejës, ku rezulton se kandidati i Partisë Socialiste, Mark Babani, zgjidhet kryetar bashkie me 6,223 vota.

 

 

 

 

Procesi i numërimit të votave për kryetarë bashkie në Vau i Dejës përfundoi paraditen e së hënës, ku rezulton se kandidati i PS-së, Mark Ndoc Babani, zgjidhet kryetar bashkie.

Komisioni i votimit, vazhdon punën për numërimin e vota për kandidatë për këshillin bashkiak, ku aktualisht janë numëruar 6 nga 53 kuti votimi. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik i sigurt/ 28 qendra shëndetësore në zonat turistike në të gjithë Shqipërinë
Artikulli tjetërAKU, gjobë 1.2 milionë lekë për katër subjekte