Ballina Flash

356 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 11 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ose 120 raste më shumë se një ditë më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195. Në total numri i rasteve aktive është 2.083.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Kamionët dhe betonieret do lëvizin natën
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: 5,1 miliardë dollarë për Afganistanin në vitin 2022