Ballina Bota

ZVICËR – OKB: Protestat e ekstremit të djathtë janë vërtetë tronditëse

GJENEVË, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i cilësoi ‘’tronditëse’’ demonstratat e ekstremit të djathtë kundër shtetasve të huaj në Gjermani, ku disa mbështetës gjatë protestës marshuan duke përdorur simbole naziste.

‘’Mendoj se është mjaft e rëndësishme që drejtuesit e politikës në të gjithë Evropën të denoncojnë këtë veprim’’, deklaroi Ra’ad Al Hussein, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.

Këto protesta nisën pasi një shtetas gjerman u vra gjatë një zënke në qytetin Chemnitz, qyteti i tretë më i madh i Saksonisë, në ish-RDGJ.

Policia arrestoi dy të dyshuar, një shtetas sirian dhe një irakian, por kjo vrasje ndezi tensionet kombëtare në lidhje me praninë e migrantëve në vend./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Hardh Fest 2018”: Kee Marcello i grupit legjendar “Europe” vjen në Kosovë
Artikulli tjetërPolicia Rrugore Tiranë evidenton dhe ndëshkon shkelësit e Kodit Rrugor