Ballina Bota

MJEKËSI – Ndotja e ajrit redukton inteligjencën

PEKIN, 29 gusht /ATSH-AA/ – Në kërkimet shkencore të bëra mbi efektin e ndotjes së ajrit në aftësitë verbale dhe numerike të trurit, shkencëtarët kinezë kanë arritur në përfundimin  se ajri i ndotur redukton inteligjencën, sipas shtypit vendas.

Sipas gazetës “South China Morning Post”, shkencëtarët kinezë nxorën në pah se ndotja e ajrit, për të cilën edhe më parë dihej se dëmton mushkëritë dhe shkakton shkurtimin e jetës, redukton aftësitë verbale dhe numerike të trurit.

Shkencëtarët në testet që kanë bërë në 86 qytete në mbarë vendin tek mbi 32 mijë burra e gra të moshës mbi 25 vjeç, kërkuan nga të testuarit që t’u përgjigjeshin 24 pyetjeve të matematikës standarde dhe 34 pyetje mbi njohjen e fjalëve.

Më tej shkencëtarët të cilët kanë ekzaminuar përqindjet e saktësisë së përgjigjeve që kanë dhënë të testuarit sipas dendësisë e ndotjes së ajrit nga qytetet ku jetojnë dhe zbuluan se me rritjen e dendësisë së ajrit të ndotur zvogëloheshin përgjigjet e sakta në testet.

Studimi u publikua në revistë amerikane ”Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Shumica e metropoleve në Kinë janë të ndotura si pasojë e zhvillimit dhe industrializimit të shpejtë./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReagon Meta për kufijtë: Dialogu Kosovë-Serbi, jo për të ndryshuar realitetin
Artikulli tjetërIRAN – Teherani njofton arrestimin e dhjetëra agjentëve