TEHERAN, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Irani ka ndaluar dhjetëra agjentë dhe kërkon të limitojë hyrjen e personave me kombësi të dyfishtë në funksionet zyrtare, deklaroi sot ministri i Informacionit duke vlerësuar se vendi i tij është shënjestruar nga shumë përpjekie për spianuzh.
Ai nuk dha detaje se në cilën periudhë janë zhvilluar këto arrestime.
“Shpesh financiarisht ose me mjete të tjera, armiqtë tanë përpiqen të marrin informacione mbi vendin tonë”, theksoi ministri Mahmoud Alavi gjatë një interviste në televizionin shtetëror.
Ministri njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë ndërmarrë një fushatë që qytetarët që kanë kombësi të dyfishtë të mos punësohen më në funksione zyrtare./ /G.S/ a.jor.






















