Ballina Flash

Katër raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 23 dhjetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus nga 1.983 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës. Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321”, bën të ditur Ministria.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Presidenti Bolsonaro paditet për shtyrje të vaksinimit të fëmijëve nga 5-11 vjeç
Artikulli tjetërElbasan, ndihma ushqimore për 12 mijë familje për festat e Fundvitit