Ballina Flash

Kosovë, 20 raste pozitive me COVID-19

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 870 testime, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 74 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Kabineti konfirmon Joachim Nagel si presidentin e Bundesbank
Artikulli tjetërPërurohet kisha e restauruar katolike në Rubik