Ballina Flash

Puka e gjelbër, mbi 1500 drurë dekorativë në 5 vitet e fundit

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/Në qytetin verior të Pukës vijon puna për mbjelljet e reja të drurëve dekorativë.

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim disa parcela pyjore do të mbillen me drurë të llojit pishë duke shënuar kështu fillimin e shtimit të sipërfaqeve pyjore pas 30 viteve shkatërrim.

Sipas tij, vetëm gjatë 5 viteve të fundit bashkia e Pukës ka mbjellë mbi 1500 drurë dekorative dhe më shumë se 10.000 shkurre.

“Bashkia e Pukës me fondet e saj do të përpiqemi që rreth 20-30 mijë fidanë të llojeve të ndryshme do të futen në sistemin e pasurimit të kësaj sipërfaqe të gjelbër”, theksoi Gjonaj.

Ai shtoi se “Puka do të mbajë tre emra, Puka turistike, e gjelbër dhe e pastër. Për të realizuar këto premtime po bëjmë disa projekte, për të cilat po punojmë vazhdimisht”.

Nisma për mbjelljen e drurëve dekorativë po pasurohet nga viti në vit, duke u shtrirë tashmë edhe në masivet pyjore.

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeizazhe mahnitëse me dëborë në malin e Dajtit
Artikulli tjetër”Zgjoi” më pranë nominimit për çmimin prestigjioz Oscar