TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bleu gjatë muajit dhjetor, në tregun e brendshëm valutor 14.2 milionë euro.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në dy ankandet e zhvilluara gjatë këtij muaji BSH-ja bleu përkatësisht në ankandin e datës 3 dhjetor, 6.5 milionë euro dhe në ankandin tjetër 7.7 milionë euro të tjera.
Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit, por bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.
Komiteti i Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë gjatë vitit 2021, parashikoi blerje në tregun valutor të një shume totale mes 60 dhe 120 milionë eurove. /a.a/












