Ballina Ekonomi

Shalsi prezantoi kryetarin e ri të Autoritetit të Konkurrencës

TIRANË 20 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi prezantoi sot kryetarin e ri të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

Shalsi e cilësoi Autoritetin e Konkurrencës një institucion shumë të rëndësishëm, roli i të cilit është i pazëvendësueshëm për një treg të shëndetshëm.

“Të fitosh gjithnjë e më tepër besimin e publikut është një sfidë e vazhdueshme, që kërkon përmirësim të vazhdueshëm ligjor, institucional, sistemesh menaxhimi dhe burimesh njerëzore të kualifikuara. Më pëlqen shumë shprehja: qëllimi është eficienca e kompanive dhe procesi quhet konkurrencë, që duhet të jetë dhe motoja e institucionit”, u shpreh Shalsi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Omicron bëhet variant dominues në Irlandë
Artikulli tjetërI riu gris flamurin serb në protestë, Rama: Zot, ruaje Shqipërinë nga të marrët