Ballina Bota

COVID-19 – Omicron bëhet variant dominues në Irlandë

DUBLIN, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ Omicron është bërë dominues në Irlandë, ku më shumë se 51.6 përqind i të gjitha infeksioneve të konfirmuara besohet t’i perkasë variantit të ri të koronavirusit.

Këshilltari kryesor mjekësor i Irlandës, Tony Holohan, tha për RTÉ se, “u deshën më pak se dy javë që Omicron të bëhej dominues në Irlandë, gjë që tregon sesa ngjitës është varianti më i ri i COVID-19.

Ai tha se tani ishte e domosdoshme të kufizoheshin kontaktet dhe të ulej kurba e infeksioneve të reja për të parandaluar vdekjet e panevojshme dhe për të mbrojtur sistemin shëndetësor.

Si kurba e infeksioneve të reja, ashtu edhe ajo e vdekjeve ishin rritur ndjeshëm ditët dhe javët e fundit në vendin me rreth 5 milionë banorë.

Incidenca, e cila llogaritet për një periudhë 14-ditore në Irlandë, e fundit ishte (më 13 dhjetor) ishte 1 305 raste për 100 000 banorë.

Në fillim të dhjetorit, qeveria irlandeze vendosi kufizime të reja lidhur me koronavirusin.

Klubet u mbyllën sërish, ndërsa teatrot dhe kinematë lejoheshin të mbushnin vetëm gjysmën e kapacitetit të tyre. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Protesta s’ka lidhje me “Ballkanin e Hapur”, Berisha ka hallin e drejtësisë
Artikulli tjetërShalsi prezantoi kryetarin e ri të Autoritetit të Konkurrencës