TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot disa akte normative dhe projektligje si dhe rrëzoi 4 dekrete të Presidentit të Republikës.
Kështu Kuvendi miratoi me 90 vota pro aktin normativ nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 13 kundër aktin normativ nr. 34, datë 3.12.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021””, të ndryshuar””
Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 12 kundër projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””
Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 13 343 datë 26.11.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen” me 14 vota pro dhe 76 vota kundër.
Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 13.369, datë 10.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022” me 14 vota pro dhe 76 kundër.
Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 13.384, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, me 14 vota pro dhe 76 vota kundër.
Kuvendi rrëzoi dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.385, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 112/2021 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar” me 14 vota pro dhe 76 kundër. /j.p/





















