Ballina Bota

FOKUS – Bursat në pikiatë nga Omicron

MILANO, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Bursat europiane u hapën sot me një rënie të theksuar edhe për shkak të volumit të ulët të tregtimit, pavarësisht ardhjes së festave të fundvitit.

Varianti Omicron i koronavirusit rikthen frikën në tregje, me kufizime të mundshme dhe efekte negative në rimëkëmbjen ekonomike.

Vendimet e bankave qendrore janë gjithashtu në qendër të vëmendjes, me FED që nuk i bind plotësisht investitorët.

Bursat kanë filluar negativisht për Parisin (-2,06%), Frankfurtin (-2,44%), Londrën (-1,77%), Madridin (-2,38%) dhe Milanon (-2,2%).

Edhe bursat aziatike mbyllën sesionin e parë të javës me rënie.

Rritja e infeksioneve të variantit Omicron të koronavirusit dhe efektet në rimëkëmbjen ekonomike janë në qendër të vëmendjes së qeverive të gjithë botës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Szijarto: Të fillojnë menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe MV
Artikulli tjetër“Ballkan i Hapur”, Krifca: Nis eksporti për produktet blegtorale