Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë 29 gusht 2018

TIRANE, 29 gusht /ATSH/ -Moti për ditën e sotme  parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa në mesditë pritet zhvillim vranësirash  mesatare deri të dendura përgjatë zonave malore në verilindje, lindje dhe jug-juglindje.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në këto zona priten reshje shiu të karakterit lokal dhe të përkohshëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/sek, ndërsa në bregdetin veriperëndimor deri 15 m/sek në dobësim gradual.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metra.

Temperaturat parashikohen me rritje në mesditë.

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/35 diell
Kukës 17/28 re diell shi i dobët
Lezhë 23/33 diell
Dibër 14/27 re diell
Durrës 20/34 diell
Tiranë 19/34 re diell
Elbasan 18/34 re diell
Berat 17/34 re diell shi i dobët
Vlorë 21/32 diell
Korcë 15/27  re diell shi
Gjirokastër 15/33  re diell shi
Sarandë 20/33 re diell

 

/e.malaj/

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

               

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – 40% më shumë automjete elektrike në Europë në 6-mujorin e parë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/8/2018