BANGKOK – Ministri kanadez i Tregtisë po zhvillon një tur vizitash në Azi.
HAGË – Vazhdon procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen që kundërvë Iranin me SHBA-në në lidhje me sanksionet amerikane.
LONDËR – Ministri britanik i Brexit, Dominic Raab paraqet para Komisionit të Çështjeve Europiane të Dhomës së Lordëve progresin e bërë në negociatat me Brukselin.
MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov takohet me homologun e tij të Arabisë Saudite.
VJENË – Mbledhje e ministrave europianë të Mbrojtjes.
HALSINKI – Vizitë shtetërore e presidentit francez, Emmanuel Macron në Danimarkë.
BERLIN – Takim në Berlin mes ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas dhe të negociatorit europian të ngarkuar me Brexit, Michel Barnier.
PARIS – Konferencë vjetore e ambasadorëve
UASHINGTON – Ministri kanadez i Punëve të Jashtme për vizitë në Uashington për të negociuar një marrëveshje të re të tregtisë së lirë. /G.S/













