TIRANE, 29 gusht /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa në mesditë pritet zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura përgjatë zonave malore në verilindje, lindje dhe jug-juglindje.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në këto zona priten reshje shiu të karakterit lokal dhe të përkohshëm.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/sek, ndërsa në bregdetin veriperëndimor deri 15 m/sek në dobësim gradual.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metra.
Temperaturat parashikohen me rritje në mesditë.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 20/35 diell |
| Kukës | 17/28 re diell shi i dobët |
| Lezhë | 23/33 diell |
| Dibër | 14/27 re diell |
| Durrës | 20/34 diell |
| Tiranë | 19/34 re diell |
| Elbasan | 18/34 re diell |
| Berat | 17/34 re diell shi i dobët |
| Vlorë | 21/32 diell |
| Korcë | 15/27 re diell shi |
| Gjirokastër | 15/33 re diell shi |
| Sarandë | 20/33 re diell |
/e.malaj/











