Ballina Lajme nga Vendi

Foto/ Pastrim dhe dezinfektim i ambienteve publike në Shkodër

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Pastrimi dhe dezinfektimi i ambienteve publike po vijon në bashkinë e Shkodrës, ndërsa janë larguar edhe mbetjet që ishin hedhur në anë të liqenit.

Puna për larjen, dezinfektimin dhe pastrimin ka vijuar tek Pedonalja e Molos. Për dy ditë me radhë mjete dhe punonjës të UKSH-së kanë kryer një punë voluminoze në një nga rrugët më të frekuentuara nga shkodranët.

Në të gjithë gjatësinë e saj, është kryer larja e më pas klorifikimi i pedonales. Gjatë këtij procesi, janë larguar mbetjet në krahun e liqenit, të cilat konstatohen se janë hedhur nga bizneset që kanë aktivitetin e tyre në këtë rrugë.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi takoi personalisht disa përfaqësues biznesesh në Pedonalen e Molos, duke i kërkuar largimin e mbeturinave në konteinerët e vendosur aty ku vetë bizneset kanë kërkuar.

Në një prononcim për mediet, Ademi ka kërkuar bashkëpunimin e bizneseve për mbajtjen pastër të pedonales, duke paralajmëruar edhe vazhdimin e masave administrative me gjobë, për ndotësit e mjedisit të përbashkët. /m.m//j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Pukës, masa për vitin e ri shkollor
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, euro rritje të lehtë ndaj lekut