TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka monitoruar edhe sot ndikimin e reshjeve të fundit në zonat bujqësore.
Ministrja Frida Krifca u shpreh se “jemi kujdesur për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve për kullimin e tokës kudo ku ishin shkaktuar probleme, për normalizimin e situatës”.
Krifca tha se “do të vijojmë përforcimet e argjinaturës aty ku duhet, duke marrë masat e duhura”.
Ditët e fundit vendi ynë u përfshi nga reshjet e shiut, të cilat sollën probleme në disa zona.
/k.s/a.a/r.e/























