Ballina Flash

Lezhë, përurohen dy urat e këmbësorëve mbi Drin

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Lezhës u përuruan sot dy urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, të ndërtuara si pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Adrian Maitre, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë etj.

“Përurimi i dy urave mbi Drin të financuar nga qeveria zvicerane, SDC dhe ADA austriake, me projekt të bashkisë Lezhë ishte aktiviteti i sotëm që i dha sharm qytetit, i cili dalëngadalë po merr formën e duhur siç e meritojnë qytetarët e mrekullueshëm lezhjanë”, tha Ndreu.

Përmes projektit me vlerë prej 37.8 milionë lekë, të realizuar nga bashkia Lezhë, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kryer rikualifikimi i kangjellave mbrojtëse të urave që lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në shëtitoren e lumit Drin.

Me ndërtimin e këtyre urave, vizitorët vendas dhe të huaj tek lumi Drin i Lezhës do të gjejnë tashmë një pikë atraksioni turistik ndryshe, ku mund të shëtisin mbi urat e reja metalike për këmbësorë.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Zvicra rekomandon vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 376 qytetarë të infektuar dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit