Ballina Flash

Projekte konkrete bashkëpunimi mes Elbasanit dhe Ulqinit

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, ka pritur në një vizitë kryetarin e komunës së Ulqinit të Malit të Zi, Aleksandar Dobovic.

Mes dy homologëve është diskutuar rreth prioriteteve dhe perspektiva me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mes dy qyteteve.

Nga ana e tij, Llatja e ka njohur kreun e komunës së Ulqinit rreth resurseve të shumta që ofron Bashkia që ai drejton si nga ana ekonomike, por edhe kulturore dhe historike.

Pas takimit kreu i bashkisë vlerësoi bashkëpunimin mes dy bashkive.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve tona duhet t’i çojmë në një tjetër nivel, atë të bashkëpunimit më të ngushtë mes bashkisë së Elbasanit dhe Ulqinit në projekte konkrete për qytetarët tanë”, tha Llatja

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Armenia emëron përfaqësues special për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë
Artikulli tjetërShqipëria, 66 vjet anëtare e OKB-së, Xhaçka: Vijojmë kontributet