Ballina Bota

SOFT NEWS – Pushime aventure për Putinin në Siberi

MOSKË, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë sërish pushimet e aventurës në Siberi, u shpreh zyra e tij, që postoi disa foto të presidentit duke shijuar natyrën.

Fotot tregojnë Putinin duke bërë ngjitje në mal, duke shëtitur me barkë në lumin Jenisej dhe duke admiruar florën vendase, në shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Putini e kishte kaluar fundjavën në republikën e Tuvas, së bashku me Shoigun dhe kreun e shërbimit të sigurisë, FSB, Aleksander Bortnikov.

Shoigu është nga Tuva dhe për këtë arsye e ka ftuar shpesh presidentin atje.

Vitet e kaluara ai është fotografuar teksa peshkonte gjysmë i zhveshur, i hipur mbi një kalë apo duke bërë banjo dielli.

Në fotot e këtij viti ai paraqitet  plotësisht i veshur./ /sm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEthet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët
Artikulli tjetërNeymar shuan shpresat e Real Madrid