MOSKË, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se ishte i keqardhur për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe zbuloi se i duhej të punonte edhe si shofer taksie në atë epokë për të plotësuar të ardhurat e tij.
“Ishte një shpërbërja e Rusisë historike nën emrin Bashkimi Sovjetik”, tha Putin, duke kujtuar faktet që çuan në rënien e BRSS-së, që këtë vit mbush 30 vjet.
Dihet që Putin e sheh si kolaps atë që ndodhi, por historitë mbi vështirësitë e tij personale në atë kohë janë të reja.
“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë”, tha ai.
“Dua të them si shofer privat. Për të qenë i ndershëm është për të ardhur keq për një gjë të tillë, por fatkeqësisht ishte kështu”, tha Putin në një dokumentar kushtuar historisë bashkëkohore të Rusisë, që u transmetua dje në stacionin televiziv ”Rasija 1”./ a.jor.





















