Ballina Flash

Dhjetori i festave në Kavajë

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit të Kavajës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron qyteti i Kavajës, këto pragfestash.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit.

E kthyer tashmë në traditë, ndezja e dritave të pemës së Vitit të Ri në Kavajë, u shoqërua me një koncert festiv nga artistët e rinj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Holanda vaksinon fëmijët e moshës 5 -11 vjeç
Artikulli tjetërKrifca në hidrovorin e Hamallajt: Në mbikëqyrje të plotë për të mbrojtur tokat bujqësore