Ballina Ekonomi

Bizneset informohen mbi procesin e integrimit në BE

TIRANE, 7 dhjetor /ATSH/ Bizneset shqiptare kanë nevojë të jenë më të informuara mbi procesin e integrimit evropian dhe të rrisin kapacitetet e tyre në këtë drejtim, me qëllim që të bëhen aktorë ndikues dhe partnerë të qeverisë në të gjitha fazat e procesit.

Këto ishin disa nga gjetjet kryesore të studimit “Gatishmëria e bizneseve shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE” që u prezantuan nga GIZ.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, njëkohësisht negociator i kapitujve ekonomikë për palën shqiptare, tha se, “impakti i integrimit është real. Ka kosto dhe përfitime”.

“Studimi është një nismë për të kuptuar në mënyrë të thellë dhe të strukturuar çfarë mendon biznesi. Për qeverinë shqiptare, biznesi duhet të jetë më i përfshirë në këtë proces, pasi çdo ndryshim ligjor që vjen në kuadër të integrimit, sjell përfitime, por edhe kosto,” theksoi Kadia.

Në bashkëpunim me GIZ, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po vijon përgatitjet e bisedimeve për anëtarësim në kapitujt 1, 3, 20 dhe 28.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNedim Bajrami, gola dhe asist në fitoren e Empolit
Artikulli tjetërDy mjeke specialiste i shtohen spitalit rajonal të Dibrës