Ballina Ekonomi

Problemet nga moti, OSSH: Përmirësim në 80% të vendit, problem Dibra dhe Vlora

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Moti i keq, i shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe borë, ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik, sidomos gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se probleme janë shfaqur në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjetëra km.

“Afro 95 e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e borës dhe shpejtësinë e erës deri në 150 km, kanë sjellë defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Nga raportimi i orës 12:00 rezulton se kemi përmirësim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80 % dhe rikuperim të defekteve brenda 2 orësh me normalizimin e motit”, bën të ditur OSSH.

Sipas OSSH-së, problem mbeten rajoni i Dibrës ku në disa zona bora arrin 60 cm dhe në Vlorë prej stuhisë me erë të fortë, etj.

OSSH informon se brigadat ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca takohet me Weidinger, bisedojnë për thellim të partneritetit Kosovë-Austri
Artikulli tjetërPër herë të parë në historinë e Turqisë, era burimi kryesor i energjisë elektrike