Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit, reshjet e shiut shtojnë prurjet

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 1220 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 10 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 1220 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 267.5 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 169.7 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.3 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, aktualisht po prodhohet 10.150 MWh energji me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

“Në HEC-in e Fierzës nuk po prodhohet energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjetike”, bën të ditur KESH.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për bashkëqeverisjen”
Artikulli tjetërReshje shiu dhe dëbore, qarkullim pa probleme në akset rrugore nacionale