Ballina Aktualitet

Kampusi i Universitetit Bujqësor, pjesë e mozaikut të Rindërtimit

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në kantierin e Rindërtimit të kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentë.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pjesë të bukur të mozaikut të Rindërtimit, kampusin e ri të Universitetit Bujqësor, projekti i dhuruar në shenjë solidariteti nga studioja e famshme holandeze MVRDV, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Sipërfaqja për ndërtesa të reja, rritje me mbi 41%
Artikulli tjetërGjirokastër, çelet ekspozita e piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahija