INSTAT: Sipërfaqja për ndërtesa të reja, rritje me mbi 41%

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7 %.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-it, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m2, nga 397.947 m2 të miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike për këtë periudhë është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2 %.

Referuar INSTAT-it, për 9-mujorin, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ishte 1.25 milionë m2, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.