Ballina Bota

ANKARA – Së shpejti shërbime interneti në të gjithë avionët e ”Turkish Airlines”

ANKARA, 26 gusht /ATSH-AA/ – Drejtori i Përgjithshëm i ”Turkish Airlines”, Bilal Eksi njoftoi ofrimin e shërbimeve të internetit në të gjithë avionët e kompanisë pavarësisht nëse ato janë me kapacitet të vogël apo të madh.

Ai deklaroi se kompania duke ndjekur trendet botërore në avionët e saj do të mundësojë shërbimet e internetit.

Ai rikujtoi se në avionët e mëdhenj dhe të linjave të gjata të THY, tashmë ofrohet shërbimi i internetit dhe se sapo ka filluar ofrimi i këtij shërbimi edhe në avionët e vegjel në mbarë botën.

Eksi në një bisedë për Anadolu Agency (AA), tha se është hapur një tender për ofrimin e shërbimit të internetit për 150 avionë të vegjël të THY, ndërsa rezultatet do të bëhen të ditura brenda një afati një mujor.

Më tej shtoi se shërbimet e internetit i ofrojnë në një lartësi prej 10 mijë metrash.

“Pasagjerët duan të përdorin celularin. Rezultatet e hulumtimit të kryer tregojnë se për gjeneratën e re interneti është një prioritet më i madh se ushqimi dhe pijet. Ne, duke ndjekur këtë trend, do të kemi investime të mëdha për të ofruar shërbime interneti te avionët e vegjël. Më tej, në vend të shërbimit në 10 mijë metra, ne do të kalojmë në shërbimin ‘interneti nga dera në derë’. Kjo nënkupton, kur avioni të jetë në pozitën ‘push back’ do të lidhet në internet. Kurse telefonat celularë, me rastin e përdorimit të aplikacionit të avionit, ju do të jeni të lidhur në rrjetin Wi-Fi”, ka thënë Eksi./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja nga jeta e McCain, politika shqiptare vlerëson figurën e senatorit amerikan
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës përfundon ndërtimin për herë të parë të Rr. “Danish Jukniu”