Ballina Flash

Rindërtimi, shembet shkolla e Mesme “Naim Frashëri” në Durrës

TIRANË, 24 nëntor/ATSH – I. Vata/ IKMT dhe IMT e bashkisë së Durrësit shembën shkollën e Mesme “Naim Frashëri” i dëmtuar ngà tërmeti i 26 nëntorit në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako, e cila njoftoi se mbi rrënojat e shkollës së Mesme “Naim Frashëri” do të rindërtohet një shkollë e re moderne.

“Në vijim të proçesit të rindërtimit, IKMT, IMT e Bashkisë së Durrësit, me mbështetjen e policisë bashkiake dhe repartin e zjarrfikësve shembën shkollën e mesme “Naim Frashëri”. Një shkollë e re moderne do të ringrihet në të njëjtin vend. Në respekt të kujtimit të gjithë brezave që studiuan, premtojmë që shkolla e re do të jetë në lartësinë e duhur dhe me standarde shumë më të mira për brezat që do të vijnë”, shprehet Sako.

Sot në Durrës, IKMT shembi dhe shkollën “Bernardina Qerraxhi”, 3-katëshe, e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Masa të reja kundër COVID-19
Artikulli tjetërMeta: Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës