Ballina Flash

Parashikimi i motit, 23 nëntor 2021

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente të herë pas here me intensitet të ulët në veri dhe pjesërisht në qendër ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në jug pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit në majat e maleve në Veri e Verilindje të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/19 Re shi  diell
Kukës 6/14 Re shi diell
Lezhë 8/19 Re shi diell
Dibër 4/11 Re shi diell
Durrës 10/18 Re shi diell
Tiranë 11/18 Re shi diell
Elbasan 9/19 Re shi diell
Berat 6/19 Re shi diell
Vlorë 11/18 Re shi
Korçë 2/12 Re shi
Gjirokastër 8/15 Re shi
Sarandë 10/16 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Bundesbank: Rimëkëmbja ekonomike gjermane në ndalesë gjatë vjeshtës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/11/2021