Ballina Aktualitet

Basha: Kërkohet përballje frontale me korrupsionin

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se ndalja e largimit të shqiptarëve nga vendi kërkon përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.

Sipas Bashës, rritja e aplikimeve për azil në Bashkimin Europian është një katastrofë kombëtare.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët”, u shpreh Basha.

“Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare”, tha Basha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 41 milionë euro fonde nga BE në dispozicion për peshkimin
Artikulli tjetërBuxheti për peshkimin, Krifca: Rinovojmë flotën, rrisim eksportet