TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 2 041 302 vaksinime antikovid në gjithë vendin.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së premtes shifrën e vaksinimit në total.
Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 7 536 vaksinime anti-COVID.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina anti-COVID.
Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 41 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Ndërsa prej 1 nëntorit sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,033,766 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku 1,055,690 doza të para, 936,539 doza të dyta dhe 41,537 doza të treta.




















