TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Ekspertiza e Bankës Botërore do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve në dobi të qytetarëve.
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në një takim pune që zhvilloi në Tiranë, me përfaqësuesit e Bankës Botërore, Emanuel Salinas dhe Simon O’Meally, diskutoi mbi punën që duhet bërë mbi standardet e shërbimeve, monitorimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të tyre.
“Ekspertiza e BB-së dhe kontributi i saj ndër vite në zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë do të jetë një ndihmë e madhe në projektet që po diskutojmë mbi standardet e shërbimeve publike në dobi të qytetarëve”, tha Ekonomi.
/j.p/r.e/























